Statistikat për tregtinë e jashtme të Kosovës, për muajin dhjetor të vitit 2023, tregojnë se u importuan mallra në vlerë 543.1 milionë euro, që paraqet një rritje 4.1 për qind në importe, ndërsa u eksportuan mallra në vlerë 65.4 milionë euro, që është një rënie -9.3 për qind për eksport, në krahasim me muajin e njëjtë të vitit 2022.Të dhënat nga Agjencia e Statistikave të Kosovës [ASK], tregojnë se deficiti tregtar është më të lartë për 6,3 për qind në muajin dhjetor të vitit të 2023, në krahasim me muajin dhjetor të vitit paraprak, gjegjësisht në vlerë prej 477,7 milionë euro, krahasuar me deficitin prej 449,5 milionë.Në muajin dhjetor, eksporti arriti të mbuloj importin me 12,0 për qind.Kosova shiti mallra kryesisht metale bazë e artikuj prej tyre, artikuj nga plastika e goma, produkte ushqimore dhe të tjera.“Sipas të dhënave të grupeve kryesore të eksportit: 21,0% e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 18,5% e përbëjnë artikuj të ndryshëm të prodhuar; 13,9% e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt prej tyre; 13,4% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 5,8% e përbëjnë makineria dhe pajisjet mekanike dhe elektrike, etj”- thuhet në komunikatën e ASK-së.Në anën tjetër në importin e mallrave 13,6 për qind e përbëjnë produktet minerale, 13,1 për qind e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani, 12,1 për qind e përbëjnë mjetet e transportit, 11,5 për qind e përbëjnë makineria dhe pajisjet mekanike dhe elektrike, 8,8 për qind e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre, etj.Këto të dhëna u bën të ditura nga Agjencia e Statistikave të Kosovës [ASK] në raportin lidhur me rrjedhat e eksportit dhe importit për muajin dhjetor 2023.
Mbi 543 milionë euro mallra erdhën në Kosovë vetëm për një muaj
TOP Lajmet
3shi.net
Na ndiqni
Ndiqni 3SHI.NET në rrjetet sociale
Buletini javor
Abonohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!
Lajme popullore
- Reklamim -