Albi Qamili, Zëvendës Kryetar i Tetovës?

1 Min. Leximi

Bartësi i listës i koalicionit VLEN në zgjedhjet e fundit lokale në Tetovë, Albi Qamili, do të zgjidhet Zëvendës Kryetar i Komunës së Tetovës, njofton televizioni Alsat.

Qamili do të jetë zëvendësues i Kasamit me kompetenca të plota ekzekutive.

Vendimi është marrë në mbledhjen e partnerëve të koalicionit, të cilët i kanë dhënë mbështetje të fuqishme këtij propozimi.

Albi Qamili si kryesues liste në Tetovë grumbulloi rreth 16 mijë vota për listën e VLEN-it, duke dalë fitues me dallim të madh ndaj listës së AKI-së.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull