Kryetari i komunës së Sarajit, Muhamed Elmazi ka njoftuar se Amir Idrizi do të jetë Zv/kryetar i Sarajit.
“Sot kam kënaqësinë të prezantoj zyrtarisht Amir Idrizi si Zëvendës Kryetarin e ri të Komunës së Sarajit.
Amiri është një profesionist i përkushtuar, me përvojë dhe integritet, i cili e njeh nga afër punën institucionale dhe sfidat e komunitetit tonë. Jam i bindur se angazhimi dhe vizioni i tij do të jenë një vlerë e shtuar për administratën tonë dhe për të gjithë qytetarët tanë.
Së bashku do të vazhdojmë punën për zhvillimin e Sarajit, për projekte konkrete, transparencë dhe shërbime më cilësore për secilin banor të komunës sonë.
I uroj suksese në detyrën e re dhe jam i sigurt se do të kontribuojë fuqishëm në përmbushjen e objektivave tona të përbashkëta”, ka shkruar Elmazi.
Amir Idrizi do të jetë Zv/kryetar i Sarajit

Ndani këtë artikull
