Mandatari për formimin e Qeverisë, Glauk Konjufca, i cili kishte 15 ditë kohë kushtetuese për të siguaurar numrin e nevojshëm për formimin e Qeverisë e ka shpenzuar këtë afat deri në ditën e fundit e që është e kjo e mërkurë, kur edhe është paraparë seanca për në orën 14:00.
Por, edhe pse presidentja Osmani kur e kishte mandatuar Konjufcen më 5 nëntor, duke shprehur pritshmëritë se Konjufca i ka gjasat ta formojë Qeverinë e re, një gjë e tillë ka pak gjasa të ndodh. Mandatari Konjufca ka arritur ta sigurojë vetëm një votë më shumë se shefi i tij, Albin Kurti, i cili në seancën e 26 tetorit i kishte siguruar 56. Pra, sipas zyrtarëve të LVV-së që i kanë thënë televizionit 21 mandatari Konjufca ka arriur t’i sigurojë 57 vota, por që janë të pamjaftueshme sepse i duhen 61. Vota e 57-të siç merr vesh RTV21 është e deputetit të komunitetit egjiptian, Veton Berisha, i cili kishte abstenuar për Kurtin. Si rrjedhojë në mungesë të votave të nevojshme LVV-ja ka gjasa të mëdha të dështojë edhe në tentimin e dytë për formimin e Qeverisë.
Deputetët e LVV-së kanë thënë për rtv21 se shpresojnë në votën e deputetëve individualisht, sidomos të atyre të PDK-së dhe LDK-së. Por, një gjë të tillë e kanë kundërshtuar partitë e ish-opozitës, referuar deklarimeve të deputetëve të PDK-së, LDK-së, AAK-së dhe Nismës. Përveç, PDK-së, LDK-së dhe AAK-së, në seancën për zgjedhjen e Qeverisë nuk do të marrin pjesë tre deputetët e Nismës Socialdemokrate. Nga ky subjekt politik i thanë RTV21 se nuk do të marrin pjesë në seancën për Qeverinë me arsyetimin se kryetari, Fatmir Limaj, ka bërë përpjekje të mjaftueshme për të arritur një konsnesus për formimin e institucioneve, por siç thonë ka hasur në kundërshtime.
48 deputet e LVV-se dhe 9 deputetët e grupit multietnik për mandatarin Glauk Konjufca bëjnë 57 vota. Por, i duhen edhe 4 vota te tjera për te formuar një Qeveri të re, qoftë ajo edhe e perkohëshme deri ne zgjedhjen e presidentit.
RTV21 do ta transmetojë drejtpërdrejtë seancën e orës 14:00 për zgjedhjen e Qeverisë së re. /RTV/21Media

