Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Arbër Ademi, sot në press konferencë tha se Raporti i Komisionit Evropian për Maqedoninë e Veriut është shqetësues, pasi i njejti sipas Ademit po dëshmon se vendi ka ngecje në rrugën evropiane.
“Vendi nuk ka progres, kjo tregon se vendi ka ngecje. Nuk po e themi në aspektin politik, por këtë po e thotë BE-ja. Aty është përmendur se Maqedonia nuk ka plotësuar kushtet për hapjen e negociatave me BE-në. Përmendet dështimi për realizimin e ndryshimeve kushtetuese, kjo nuk është shkelje teknike, por është neglizhencë e qeverisë”, tha Ademi.
Ademi tha se në raport përmendet se Maqedonia e Veriut ka mungesë të zbatimit të reformave në administratë, e poashtu edhe në zbatimin e drejtësisë.
Në fund, Ademi në pyetjet e gazetarëve tha se deri më 20 dhjetor duhet të mbahet kongresi i rregullt i BDI-së, kongres ky i cili u prolongua për shkak të zgjedhjeve lokale.

