Krenar Lloga i jep fund kapitullit politik dhe njofton largimin nga Aleanca për Shqiptarët

1 Min. Leximi

Krenar Lloga njoftoi sot largimin nga jeta partiake dhe nga të gjitha funksionet që ka mbajtur në Aleancën për Shqiptarët. Ai tha se vendimi ka ardhur pas një periudhe të gjatë reflektimi. Lloga falënderoi bashkëpunëtorët, aktivistët dhe qytetarët që e kanë mbështetur gjatë dhjetë viteve të angazhimit politik. Ai theksoi se do të mbetet pranë qytetarëve, por tashmë jashtë strukturave partiake, duke vijuar me një rol më të lirë në jetën publike.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull