Pas ceremonisë së pranim–dorëzimit të mandatit, Muhamet Elmazi mori zyrtarisht detyrën e Kryetarit të Komunës së Sarajit, duke shënuar kështu fillimin e një etape të re për këtë komunë të rëndësishme të Shkupit.
VLEN vlerëson se me ardhjen e Elmazit në krye të komunës, Saraji do të udhëhiqet me ndershmëri, përgjegjësi dhe vizion të qartë për zhvillim të qëndrueshëm. Kryetari i ri ka dëshmuar ndër vite se është njeri i vlerave, punës dhe integritetit, dhe është i vendosur që ta kthejë besimin e qytetarëve në rezultate konkrete.
Saraji do të jetë komunë e bashkëpunimit, e transparencës dhe e investimeve të reja, një vend ku çdo qytetar do të ndihet i përfaqësuar dhe i respektuar.
VLEN e uron kryetarin Muhamet Elmazi për marrjen e detyrës dhe i dëshiron suksese në misionin e tij fisnik për ta çuar Sarajin drejt një të ardhmeje me më shumë zhvillim, më shumë mundësi dhe më shumë dinjitet për qytetarët e saj. Saraji po nis një kapitull të ri me vizion, me punë dhe me udhëheqje që VLEN!

