Të pa din e pa iman: Kuvendi i Shqipërisë vendosi ta prishë konceptin e familjes shqiptare

2 Min. Leximi

Koment i redaksisë Tesheshi

Parlamenti i Shqipërisë e kaloi projektligjin e diskutueshëm të barazisë gjinore, ku nga opozita u dëgjua më së shumti Berisha, ndaj së cilit pati një histeri reaguese nga mazhoranca për shkak të përshirjes prej tij të emrit të ambasadorit të BE-së në Shqipëri, një homo i deklaruar, Silvio Gonzato. Nuk e fyu aspak për shkak të devijimit të tij seksual, por i kujtoi se një ligj të tillë nuk mund t’ia impononte Shqipërisë.

Nga ana tjetër, reagimi opozitar ishte infantil, gati inekzistent, veç votës politikisht kundër. Asnjë fjalim nga ata dhjetra deputetë të saj që të ishte një shuplakë e rëndë argumentuese mbi projektligjin në fjalë, për ta sfiduar atë në të gjithë termat e mundshëm.

Kështu, politika shqiptare nënshkruan një tjetër akt turpi, si nga ata që e hartuan, e avokuan dhe e votuan, e si nga ata që shfaqën dobësi dhe paaftësi për të denoncuar arsyetueshëm të keqen e tij mes rreshtash.

Se çfarë poshtërsie është “barazia gjinore” mjaft të shihet reagimi histerik ndaj Berishës. Asnjë fjalë fyese e tij ndaj Gonzatos, përkundrazi, një vetëpërmbajtje etike e pazakontë për tipologjinë politike të Berishës, e megjithatë ai edhe mund të përfundojë i ndëshkuar ligjërisht nëse mund të ngrihet padi ndaj tij në emër të ligjit të sapomiratuar. Ja, është propozuar përjashtimi 30 ditë e tij nga seancat. Për çfarë? Për cilën frazë diskriminuese? Për evidentimin e faktit se Gonzato ka zgjedhur të jetë homoseksual? Po këtë fak e ka bërë publik vetë ambasadori, madje duke u ndjerë krenar me zgjedhjet e tij devijante.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull