Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, përshëndeti vendimin e përkohshëm të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GjND) për çështjen e gjenocidit kundër Izraelit, duke i përshkruar masat e përkohshme të nxjerra si “të vlefshme”.
“Unë e shoh të vlefshëm urdhëresën e përkohshme të marrë nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në lidhje me sulmet çnjerëzore në Gaza dhe e mirëpres atë”, u shpreh presidenti Erdoğan në X, duke shtuar:
“Ne do të vazhdojmë të ndjekim procesin për të siguruar që krimet e luftës të kryera kundër civilëve të pafajshëm palestinezë të mos mbeten të pandëshkuara”.