Kryetari i Alternativës dhe njëri nga krerët e koalicionit VLEN, Zeqirija Ibrahimi ka njoftuar se kanë qëndruar nę Dollnen ku mbrëmë kandidati i VLEN-it,Blerim Islami fitoi në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.
“Së bashku me Sekretarin e Përgjithshëm, Amir Elezi, Sekretarin Organizativ, Bashkim Murtezi, , dhe deputetin Bekim Sali, vizituam Dollnenin pas fitores madhështore të mbrëmshme!
Atmosferë e jashtëzakonshme dhe entuziazëm i papërshkrueshëm, tashmë Dollneni ka kryetarin e tij, Blerim Islamin, profesionist të përkushtuar dhe mbi të gjitha të vendosur ta transformojë Dollnenin!”, ka shkruar Ibrahimi. / Alfax.mk
Ibrahimi: Dollneni së bashku me Blerim Islamin të gatshëm për transformim

Ndani këtë artikull
		
		
		
		
		
		
		