Kandidati i Frontit Evropian, Arkin Jahiji ka shpallur fitore në raundin e parë të zgjedhjeve lokale në Bërvenicë.
Ai tha se sipas rezultateve jozyrtare, ata janë mbi 600 vota para.
Jahiji tha se ka qenë një garë korrekte dhe ka falënderuar kundërkandidatin.
“Kjo ishte vetëm një garë e raundit të parë, ne vazhdojmë në raundin e dytë. Garën finale dhe festa do të jetë me 1 nëntor, bashkërisht do ta fitojmë komunën e Bërvenicës”,
Arkin Jahiji i Frontit Evropian shpall fitore në Bërvenicë

Ndani këtë artikull
