Ali Ahmeti: AKI është fituese e zgjedhjeve lokale me mbi 114 mijë vota

1 Min. Leximi
Screenshot

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, doli sot në një konferencë për shtyp pas përfundimit të raundit të parë të zgjedhjeve lokale, ku shpalli fitoren e koalicionit Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI).

Në fjalimin e tij, Ahmeti theksoi se qytetarët kanë dhënë një mesazh të qartë për stabilitet dhe besim në projektin e tij politik.

“AKI është fituese e këtyre zgjedhjeve me mbi 114 mijë vota, përkundër koalicionit VLEN, që ka arritur rreth 90 mijë vota. Ky është një mandat i ri besimi nga qytetarët për vizionin tonë për barazi, zhvillim dhe integrim,” deklaroi Ahmeti.

Sipas tij, rezultati dëshmon se qytetarët kanë vlerësuar punën e bërë në katër vitet e fundit dhe mbështesin një drejtim të qartë euroatlantik për vendin.

“Falënderoj çdo qytetar që besoi në projektin tonë. Fitoret në komunat kyçe tregojnë se ne kemi ruajtur besimin dhe kemi rritur përfaqësimin në të gjitha zonat shqiptare,” shtoi Ahmeti.

Ai njoftoi se në ditët në vijim do të zhvillohen takime me strukturat lokale për të analizuar rezultatet dhe për të përgatitur strategjinë për raundin e dytë të zgjedhjeve në komunat ku do të ketë rivotim.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull