Afrim Gashi takon Ambasadorin e Suedisë, Ola Solstrom

1 Min. Leximi

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, priti në takim Ambasadorin e sapoemëruar të Mbretërisë së Suedisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Sh.T. Ola Solström.

Në këtë takim u konfirmuan raportet e shkëlqyera bilaterale ndërmjet dy vendeve, ndërsa Gashi vlerësoi lartë mbështetjen e vazhdueshme të Suedisë për reformat demokratike dhe zhvillimore, si dhe për përkushtimin ndaj procesit të integrimit evropian.

Palët diskutuan për thellimin e marrëdhënieve parlamentare, duke theksuar miqësinë dhe bashkëpunimin e frytshëm ndërmjet Kuvendit të Maqedonisë së Veriut dhe Parlamentit Suedez.

Gjithashtu, u adresuan mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit në kuadër të organizatave multilaterale, veçanërisht në NATO, si dhe në fusha me interes të përbashkët si ekonomia dhe diaspora.

Në fund, Gashi e uroi ambasadorin Solström për detyrën e re, duke i shprehur dëshirën që mandati i tij të kontribuojë në forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet dy vendeve.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull