Ibrahimi: Ardhja e zotit Qyra në krye të qytetit të Strugës është ardhje e dikujt që i jep Strugës!

1 Min. Leximi

Kryetari i Alternativës dhe njëri prej liderëve të VLEN, Zeqirija Ibrahimi, ka marr pjesë në tubimin qëndror të Koalicionit VLEN në Strugë, për zgjedhjet lokale të 19 tetorit.

REKLAMIM I PAGUAR POLITIK

Ibrahimi ka apeluar që të përkrahet Mendi Qyra si kandidat për kryetar të Komunës së Strugës dhe lista e Koalicionit VLEN.

“ Për ne, ardhja e zotit Qyra në krye të qytetit të Strugës është ardhje e dikujt i cili vjen për t’i dhënë Strugës. Ai është nga ata që gjithçka që ka dashur në jetë e ka arritur me punë e me djersë. Dhe, sot si një biznesmen e filantrop i suksesshëm vjen që t’i jap akoma edhe qytetit të Strugës. Unë ju lus të gjithëve, që në zgjedhjet e të dielës të gjithë të bashkohemi pa dallim etnie e partie, pa dallim feje e gjinie, e ta mbështesim zotin Qyra me numrin 133 dhe ta mbështesim listën e këshilltarëve të prirë nga Amir Qazimi në numrin 7. Sepse, ky është suksesi që i vjen Strugës ”, deklaroi Ibrahimi.

REKLAMIM I PAGUAR POLITIK

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull