KShZ: 9.000 të sëmurë do të votojnë në shtëpi

2 Min. Leximi

Mbyllet afati i paraqitjes së personave të sëmurë dhe të pafuqishëm për të votuar në kushte shtëpiake. KShZ-ja në seancën e sotme shqyrtoi disa ankesa të kësaj kategorie të personave, pjesë e të cilave u pranuan, duke e rrumbullakuar në 9.000 numrin e këtyre personave për të votuar në shtëpi. Kryetari i KShZ-së, Boris Kondarko, njoftoi se nuk do të realizohet votimi për 8 persona në shtëpinë e pleqve “Aria” në Shkup.
“Nga Ministria për Punë dhe Politikë Sociale kemi marrë njoftim se një institucion për përkujdesjen e personave në moshë “Aria” në Shkup, është mbyllur nga ana e ministrisë dhe në të njëjtën nuk ka të strehuar persona. Për shkak të kësaj, në këtë shtëpi për mbrojtjen e personave në moshë nuk do të mund të realizohet votimi për personat që paraprakisht kanë qenë të akomoduar atje. Konkretisht kanë qenë të paraqitur 8 persona për të votuar. E informojmë opinionin se këtu nuk do të realizohet votimi për këta 8 persona.”, – deklaroi kryetari i KShZ-së, Boris Kondarko.

REKLAMIM I PAGUAR POLITIK

KShZ-ja gjithashtu ka akredituar edhe 9 vëzhgues të shoqatës “Civil”, 24 vëzhgues të Këshillit të Evropës dhe 2 vëzhgues të shoqatës “Wake Up”. Numri i përgjithshëm i vëzhguesve shkon në 1.340, 699 të vendit dhe 639 ndërkombëtarë, si dhe dy gazetarë të huaj.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull