Kandidati i koalicionit VLEN për komunën e Sarajit, Muhamet Elmazi, ka njoftuar se së bashku me kandidatët tjerë për kryetar komunash, kaën zhvilluar takim me përfaqësues të Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore.
Në takim, sipas Elmazit, janë prezantuar planprogramet e tyre, por edhe kanë dëgjuar idetë dhe propozimet konkrete të bizneseve.
“Së bashku me kandidatët e koalicionit VLEN për kryetar komunash, kishim kënaqësinë të zhvillojmë një takim shumë përmbajtësor me përfaqësuesit e Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore.
Në këtë takim prezantuam planprogramet tona, por njëkohësisht dëgjuam me vëmendje idetë dhe propozimet konkrete të bizneseve, të cilat do të inkorporohen në një pjesë të konsiderueshme të planeve tona zhvillimore.
Theks i veçantë iu kushtua zonave industriale në Vizbeg, po në veçanti asaj të Sarajit, që do të jenë shtylla të rëndësishme për zhvillim ekonomik, hapje të vendeve të reja të punës dhe investime të qëndrueshme në komunën tone”, ka shkruar Elmazi.
