Vetëm 24 orë nga premtimi në Radushë: Muhamet Elmazi promovon stadiumin “Berlin Arena” në mesnatë

1 Min. Leximi

Në orët e vona të mesnatës, kandidati i VLEN-it për komunën e Sarajit, Muhamet Elmazi, ishte në terren në Radushë për të promovuar stadiumin e ri “Berlin Arena” një projekt që po merr formë me ritëm rekord.

REKLAMIM I PAGUAR POLITIK

Vetëm 24 orë pas premtimit të bërë gjatë takimit me ministrin e Sportit, Borko Ristovski, dhe zv.ministren Safije Sadiki Shahini, punimet për rikonstruksionin e stadiumit kanë nisur me automatizëm, duke e kthyer premtimin në realitet të prekshëm.

“Elmazi deklaroi: ‘Kjo është dëshmia më e mirë se kur ekziston vullneti politik, rezultatet vijnë menjëherë. Stadiumi i Radushës nuk është vetëm një projekt sportiv, por simbol i bashkimit dhe zhvillimit të komunitetit tonë.’”

REKLAMIM I PAGUAR POLITIK

Energjia, emocionet dhe bashkimi i banorëve të Radushës ishin në kulm.

“Berlin Arena” sipas Elmazit po bëhet krenaria e fshatit një hapësirë moderne sportive që do t’u shërbejë të rinjve dhe komunitetit në tërësi.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull