18 kg ose 1.8 milionë euro është vlera e arit që u vodh mbrëmë në Gostivar

1 Min. Leximi

Në ngjarjen e mbrëmshme në Gostivar, ku disa persona të armatosur e të maskuar grabitën në një artari në Gostivar, SPB Tetovë ka dhënë detaje, Siç tha Fatmir Rexhepi, personat kanë marrë rreth 18 kilogramë ar në vlerë prej 1,8 milionë euro.

REKLAMIM I PAGUAR POLITIK

Ai shtoi se vetura e cila dyshohet se e kanë përdorur personat, është gjetur e djegur në Mavrovë, e cila është dërguar për inspektim. Rexhepi bëri të ditur se autorët ende janë në kërkim.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull