“Bashkë për Kërçovën” – Ali Ahmeti dhe Fatmir Dehari zhvillojnë takime derë më derë me qytetarët

2 Min. Leximi

Sot, lideri Ali Ahmeti dhe kryetari Fatmir Dehari, në bashkëpunim me forumin rinor “Bashkë për Kërçovën” dhe kandidatët për këshilltarë komunalë, zhvilluan një aktivitet të veçantë në qytetin e Kërçovës – takime derë më derë me qytetarët, për t’ua prezantuar dhe dorëzuar programin zgjedhor “Bashkë për Kërçovën”.

REKLAMIM I PAGUAR POLITIK

Ky veprim simbolik, por me mesazh të fuqishëm, është realizuar për herë të parë në këtë formë në Kërçovë dhe synon të forcojë transparencën, afërsinë dhe komunikimin e drejtpërdrejtë me qytetarët.

Në këtë kuadër, kryetari Dehari theksoi:

REKLAMIM I PAGUAR POLITIK

“Ne jemi gjithmonë pranë qytetarëve, në të mirë e në të keqe. Nuk shfaqemi vetëm një herë në katër vjet. Qytetari është në qendër të çdo vendimmarrjeje tonë.”

Ai shtoi më tej:

“Ne besojmë se zëri i kërçovarëve do të jetë themeli i çdo vendimi. Programi ynë është i qytetarëve, për qytetarët dhe me qytetarët. Kërçovarët gjithmonë kanë qëndruar me Ali Ahmetin dhe me vizionin e bashkimit.”

Iniciativa “derë më derë” është pritur shumë pozitivisht nga banorët, të cilët vlerësuan afërsinë, sinqeritetin dhe komunikimin e drejtpërdrejtë të kandidatëve të Aleancës për Kërçovën e Integruar (AKI).
Ky model takimi përforcon besimin dhe përfshirjen qytetare, duke e afruar më shumë bashkëpunimin mes udhëheqjes dhe komunitetit./tv gurra

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull