Në fjalën e tij gjatë tubimit në Haraçinë, kryetari i Alternativës, njëherësh njëri nga kandidatët e VLEN-ir, Zeqirija Ibrahimi pyeti Ali Ahmetin pse nuk ka pasur deri sot kanalizim në Zajaz, kur vetë ai është nga Zajazi, e pse Rashçja nu ka ujë të pijshëm ndërsa është burimi kryesor që e furnizon gjithë Shkupinme ujë, ndërkohë që Ali Ahmeti akuzon VLEN-in se është dekraduar çështja shqiptare në RMV, raporton alfax.mk.

“Saherë që thonë se po kthehet “bota serbe” këtu, është mirë t’u themi pse deponia e egër e Haraçinës është aty? Saherë që po thonë se ka nëpërkëmbje të punëtorëve shqiptarë në administratë, është mirë t’u përgjigjemi se 2300 të punësuar shqiptarë janë për 15 muaj dhe 700 të tjerë të avamcuar. Saherë që thonë se arsimi shqip është i degraduar, ne mund të themi se 40 milionë euro u ndanë për ndërtim të kampusit universitar “Nënë Tereza” në Shkup dhe u bë zyrtarizimi i medresesë “Isa Beu”. Saherë që thonë që po degradohet shqipja në vendin tonë, ne duhet t’u themi, pse në çdo vendbanim shqiptarë ende është temë uji dhe kanalizimi?”, deklaroi Ibrahimi.
Ai shtoi se BDI-ja nuk ka arritur da dëshmojë veten gjatë më shumë se 20 viteve pushtet edhe në aspektin qëndror edhe në atë lokal.
