Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut dorëzoi në Kuvend propozim ndryshimin e ligjit për TVSH-në, që shfuqizojnë përjashtimin nga TVSH-ja për dërgesat e porositura nga jashtë me vlerë deri në 22 euro. Me këtë, të gjitha porositë online nga jashtë, pavarësisht nga vlera e tyre, do t’i nënshtrohen TVSH-së prej 18%. Përjashtimi nga TVSH-ja do të mbetet vetëm për dërgesat e vogla me vlerë jotregtare të dërguara nga një person fizik tek një person fizik, deri në shumën prej 22 euro, por jo për alkoolin, parfumet, duhanin dhe produktet e ngjashme. Ndryshimet parashikojnë gjithashtu një përjashtim për sendet personale, që udhëtarët sjellin kur kthehen nga jashtë, si dhe për ilaçet për përdorim personal. Ligji do të shqyrtohet në Kuvend pas një procedure të rregullt, pas zgjedhjeve lokale të planifikuara për 19 tetor dhe 2 nëntor.
Qeveria dorëzoi në Kuvend propozim ndryshimin e ligjit për TVSH-në

TOP Lajmet
3shi.net
Ndani këtë artikull
Abonohu
Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!
Na ndiqni
Ndiqni 3SHI.NET në rrjetet sociale
Buletini javor
Abonohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!
Lajme popullore
- Reklamim -


