Dy shtetas të RMV-së të arrestuar në aeroportin e Tiranës për mosdeklarim të parave

1 Min. Leximi

Dy shtetas të RMV-së, të cilët duhej të udhëtonin për në Norvegji, u ndaluan në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, ku u gjetën me vete euro dhe denarë të padeklaruar.

REKLAMIM I PAGUAR POLITIK

Atyre u zbuluan dhe u sekuestruan 22.805 euro dhe 2.600 denarë.
Sipas njoftimit të policisë, te personi A.J. (33) u gjetën 11.800 euro dhe 2.600 denarë, ndërsa te personi B.I. (43) u gjetën 11.005 euro, të cilat nuk i kishte deklaruar.
Materialet procedurale i janë dorëzuar Prokurorisë në Tiranë për veprime të mëtejshme.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull