Kurti: Serbia po ndërhyn në zgjedhjet në Kosovë, më rëndë se Rusia në Evropë

4 Min. Leximi

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka deklaruar se ndërhyrjet e Serbisë në procesin zgjedhorë në Kosovë janë më të rënda sesa të Rusisë në Evropë.

REKLAMIM I PAGUAR POLITIK

Kjo deklaratë e Kurtit vjen pasi që presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq premtoi 400 vende pune për serbët në Kosovë.

Në mbledhjen e sotshme të Qeverisë në detyrë, Kurti tha se joshja përmes përfitimit të mbështetjes financiare, kushtëzimin dhe shantazhin e beneficioneve sociale dhe deklarimet e zyrtarëve shtetërorë të Serbisë se vetëm Lista Serbe e mbron Serbinë në Kosovë, siç bëri së fundmi ish kryeministri i Serbisë, siç ka bërë edhe vet presidentit Vuçiq janë metoda të përsëritura të ndërhyrjes së Serbisë në procesin zgjedhor në Kosovë.
Tutje, Kurti tha se ndërhyrjet në zgjedhjet e shteteve tjera janë forma të cenimit të demokracisë dhe sovranitetit.

REKLAMIM I PAGUAR POLITIK

“Nuk kanë se si të cilësohen ndryshe përveçse ndërhyrje në procesin zgjedhor komunal të tetorit në Republikën e Kosovës. Premtimet për vende pune, joshja përmes përfitimit të mbështetjes financiare, kushtëzimin dhe shantazhin e beneficioneve sociale dhe deklarimet e zyrtarëve shtetërorë të Serbisë se vetëm Lista Serbe e mbron Serbinë në Kosovë, siç bëri së fundmi ish-kryeministri i Serbisë, siç ka bërë edhe vet presidentit Vuçiq janë metoda të përsëritura të ndërhyrjes së Serbisë në procesin zgjedhor në Kosovë. Misioni për vëzhgimin e zgjedhjeve i BE-së në zgjedhjet parlamentarë të 9 shkurtit 2025 kishte evidentuar ndërhyrjen e Serbisë në zgjedhjet tona. Ndërhyrjet në zgjedhjet e shteteve tjera janë forma të cenimit të demokracisë dhe sovranitetit të atij shteti”, tha Kurti.

Kurti, shtoi se misioni për vëzhgimin e zgjedhjeve i BE-së në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit kishte evidentuar ndërhyrjen e Serbisë, e sipas tij arsyeja pse Serbia nuk po ndryshon sjellje është se nuk është dënuar nga BE-ja për këtë çështje.
Ai bëri thirrje BE-së që të dënoj ndërhyrjen e Serbisë në zgjedhjet demokratike në Kosovë dhe të sanksionoj atë për veprimet të cilat bien ndesh me parimet e fqinjësisë së mirë dhe shkeljes së marrëveshjes bazë të Brukselit.

“Serbia nuk ka pasur asnjë pasojë nga Bashkimi Evropian, andaj Serbia nuk po ndryshon sjellje. Kjo ndërhyrje që bën Serbia tani në zgjedhjet në Kosovë, është edhe më e rëndë sesa ajo e Rusisë në Evropë. I bëjmë thirrje BE-së që të dënon ndërhyrjen e Beogradit Zyrtarë në zgjedhjet demokratike në Kosovë dhe të sanksionoj Serbinë për veprimet të cilat bien ndesh me parimet e fqinjësisë së mirë dhe shkelin marrëveshjen bazë të Brukselit”, tha Kurti.

Vuçiq një ditë më parë përmes manipulimit elektoral u mor me zgjedhjet lokale në Kosovë që do të mbahen më 12 tetor, ku garon Lista Serbe – dorë e zgjatur e regjimit të tij.
Lexo po ashtuIPKO reagon pas zjarrit në depo: Shërbimet dhe infrastruktura nuk janë prekurAi pretendoi se vetëm brenda 10 ditësh do të hapin “400 vende pune”.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull