Kandidati i koalicionit VLEN për Tetovën, Bilall Kasami, ka qëndruar në Lagjen Teqe dhe Bregu i Diellit në Tetovë, prej ku ka deklaruar se këto lagje po transformohen bashkë me mbarë Tetovën, raporton Alfax.mk
“Lagjja Teqe dhe Bregu i Diellit fuqishëm për Tetovën që ecë përpara
Kjo prezencë dhe përkrahje nga zemra e Tetovës na mbush zemrat plot entuziazëm për fitoren e madhe të 19 tetorit.
Teqen e bëmë me rrugë evropiane, ndërsa në Bregun e Diellit e zgjidhëm problemin shumëvjeçar me ujin e pijshëm.
Këto lagje po transformohen bashkë me mbarë Tetovën.
Edhe më mirë, edhe më shumë, edhe më fuqishëm në 4-vjeçarin e ardhshëm. Tetva s’ndalet!”, ka shkruar Kasami.
