Kovaçevski-Ageler: SHBA-të duan ta shohin Maqedoninë sa më shpejt në BE

2 Min. Leximi

Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot ka zhvilluar takim me ambasadoren amerikane në vend, Angela Price Ageler, ku u konfirmua edhe një herë mbështetja e fuqishme e SHBA-së për politikat evropiane të vendit, transmeton Portalb.mk.

“Ne vlerësojmë shumë vullnetin e mirë të miqve tanë amerikanë, të cilët përsëritën mesazhin se do të vazhdojnë së bashku me ne në rrugën evropiane në takimin e Liderit kushtuar Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor.
Hapi ynë i radhës drejt integrimit evropian është shumë i pritur dhe i mbështetur ndërkombëtarisht si kurrë më parë. Besoj se ky moment do të njihet nga forcat pro-evropiane të shoqërisë që do të mbrojnë vizionin e një shteti europian. Pas këtij vizioni qëndron koncepti ynë për perspektivat evropiane dhe një të ardhme të sigurt evropiane kundër konceptit të pasigurisë dhe izolimit”, shkroi Kovaçevski në Facebook.

- Advertisement -

Kujtojmë se, ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, më 11 janar prezantoi ndryshimet në Ligjin për masa kufizuese, të cilat do të zbatohen edhe në Maqedoninë e Veriut për personat që janë në “listën e zezë” të SHBA-së. Personat që do të jenë në “listën e zezë” të Shteteve të Bashkuara për korrupsion, krim të organizuar, shpërdorim detyre dhe kërcënime hibride do të përballen me pezullimin e përkohshëm të pozicionit që mbajnë, do t’u ndalohet të marrin pjesë në tenderë deri në aktgjykimin e formës së prerë, ndërsa në lojë mbetet edhe konfiskimi i pasurisë së fituar në mënyrë të paligjshme.

Ndryshe, Koço Angjushev, Orce Kamçev, Ramiz Merko, Sasho Mijalkov, Nikolla Gruevski janë vetëm disa nga personat që janë futur në “listën e zezë” të SHBA-së në periudhën e fundit. Biznesmeni dhe ish-zëvendëskryeministri Koço Angjushev ishte i fundit në “listën e zezë” të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për shkak të përfshirjes së tij në korrupsion masiv.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull