Kandidati i VLEN-it për komunën e Dollnenit, Blerim Islami, së bashku me zëvendësministren e sportit, Safije Sadiku, vizituan sot fshatin Zhitosh, ku nga afër panë gjendjen e mjerueshme të fushës sportive.
Islami u zotua se pas 19 tetorit kjo pamje do të ndryshojë rrënjësisht. Ai theksoi se rikonstruksioni i fushës do të jetë një projekt urgjent, në mënyrë që fëmijët dhe të rinjtë e Zhitoshës të kenë kushte të denja për zhvillimin e aktiviteteve dhe aftësive të tyre sportive.
“Një zë për Dollnenin” – u shpreh Islami, duke e cilësuar këtë projekt si simbol të përkushtimit të tij për të rinjtë dhe të ardhmen e komunës.