Shefi i Shtabit Zgjedhor të koalicionit VLEN, Adnan Azizi, ka reaguar ndaj fjalimit të kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti.
Ai ka thënë se shqiptarët nuk do lejojnë që të nënçmohen më nga Ali Ahmeti dhe se përgjigja nga populli do të vije më 19 tetor.
“Komandant Sora-via:
Kush ishin zagarët që e vranë komandant Telin,
Harun Aliun, Shaban Zenunin, Xhafën, Mazarin…
Kush ishin zagarët që i lejuan montimet si Sopoti, Alfa, Brodeci, Lagjja e Trimave, Monstra?
Kush ishin zagarët që e lanë në liri vrasësin e Almirit?
Kush ishin zagarët që e lejuan Akademinë të na quaj njerëz me bisht?
Kush ishin zagarët që liruan Mijallkovin dhe organizuan ikjen e Gruevskit?
Kush janë zagarët që po i shesin aksione Bankës Serbe?
Shqiptarët nuk do të lejojnë t’i shajsh e nënçmosh pasi ua hëngre bukën për 20 vjet. Përgjigjen e popullit e merr më 19 tetor”, ka deklaruar Adnan Azizi.
Adnan Azizi i reagon Ahmetit: Shqiptarët nuk do të lejojnë t’i shajsh e nënçmosh pasi ua hëngre bukën për 20 vjet

Ndani këtë artikull