Gazetari Naser Pajaziti në një intervistë për emisionin “Breaking” në Top Channel theksoi se Vetëvendosje në Maqedoninë e Veriut nuk është zyrtarisht, por nuk mund të mohohet përkrahja dhe lidhja e shqiptarëve me liderin e kësaj lëvizje, Albin Kurti.
“Kurti ishte i qartë në Shkup. Ai sigurisht tha se zyrtarisht nuk ka Vetëvendosje në Maqedoninë. Kemi iniciativa dhe përkrhaje nga anëtarë dhe aktivistë që janë aktiv në jetën publike dhe skenën politike në Maqedoni. Është e njohur se VV ka një përkrahje të gjerë, sidomos lideri i saj Albin Kurti dhe sigurisht se ndikimi i tij në zgjedhjet e ardhshme do të jetë i pashmangshëm. Pavarësith deklarimit të tij, në praktikë kemi një ndikim dhe shtrirje përmes individëve të caktuar të Lëvizjes, dhe kjo nuk është diçka për të mohuar. Ne dijmë se kryeministri Albin Kurti, por edhe VV vazhdimisht ka pasur një qasje gjithëpërfshirëse shqiptare”, theksoi Pajaziti.