Mexhiti: Shëndeti është pasuria jonë më e çmuar, kujdesi për të duhet të jetë prioritet

1 Min. Leximi

Zëvendëskryeministri i parë dhe kandidati i koalicionit VLEN për kryetar të komunës së Çairit, Izet Mexhiti, sot mori pjesë në një aktivitet të organizuar në Parkun e Çairit, i cili kishte për qëllim ngritjen e vetëdijes për rëndësinë e kujdesit ndaj shëndetit.

Në bashkëpunim me mjekë, forume të grave, të rinjtë dhe vullnetarë, qytetarëve iu ofruan kontrolle rutinë falas, përfshirë matjen e shtypjes së gjakut dhe analiza bazike.

“Shëndeti është pasuria jonë më e çmuar dhe kujdesi për të duhet të jetë prioritet për secilin prej nesh. Sot e pamë nga afër se sa pak mjafton për të bërë një hap të madh drejt një jete më të shëndetshme. Të kujdesemi për shëndetin është investimi më i mençur që bëjmë, për veten, për familjen dhe për shoqërinë tonë”, theksoi Mexhiti.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull