Ibrahimi: Qëndrimi i VLEN-it është të njihet shteti i Palestinës, Netanjahu po kryen gjenocid në Gaza

1 Min. Leximi

“Po flet vetëm në emrin e tij personal. Ky nuk është qëndrim i VLEN-it dhe as qëndrim i Qeverisë”, kështu tha i pari i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi për deklaratën e Mucunksit se Maqedoni nuk do ta njoh Palestinën si shtet, shkruan TV21. Ibrahimi tha se VLEN-i e konsideron gjenocid atë se çfarë kryeministri izraelit po bën në Gaza, ndërkohë që shtoi se janë në një linjë me vendet evropiane për ta njohur Palestinën si shtet.

“Mendoj se zotëri Mucunski po flet vetëm në emrin e tij personal, ky nuk është qëndrim i VLEN-it dhe as qëndrim i Qeverisë për shkak se as në Qeveri e as në Parlament nuk është shtruar si çështje se a dëshirojmë në që ta njohim shtetin e Palestinës. Unë flas si përfaqësues i VLEN-it. VLEN-i e konsideron gjenocid atë çfarë e bënë Netanjahu në Gaza dhe ne jemi në frymën e shteteve të BE-së për ta njohur shtetin e Palestinës”, tha Zeqirija Ibrahimi në Hajde flasim.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull