Shef i shtabit të forumit rinor të VLEN-it në Tetovë, Valon Zeqiri, ka reaguar ndaj aktivitetit të djeshëm të rinisë së BDI-së në Tetovë me mbishkrimin “Rinia ndez dritat për Tetovën”.
Zeqiri ka ironizuar duke thënë se rinia e që duket përkrah kandidatit të AKI-së në Tetovë Bajram Rexhepi, është rinia e cila është familja e ngushtë e funksionarëve të BDI-së që kanë përfituar mbi 20 vite nga paratë shtetërore. Sipas tij, rinia e VLEN janë nga klasa e mesme shoqërore e cila e njeh nga afër hallin e qytetarëve të rëndomtë.
“Cilat drita i ndezi mbrëmë forumi rinor i Bajramit: dritat e korrupsionit apo dritat e baballarëve të tyre, të cilët gjithë jetën kanë përfituar nga BDI? Nga 30 rinistë që pashë mbrëmë, gjysma prej tyre ishin djem dhe vajza funksionarësh, si në lista këshilltarësh ashtu edhe nëpër foto.
Ndërsa kur sheh foton e forumit rinor të VLEN-it, asnjë djalë funksionari – të gjithë vijmë nga familje të klasës së mesme dhe asnjë prej nesh nuk është djalë funksionari, duke filluar nga vetë unë si shef shtabi i forumit rinor.
Nuk mund të ndezin dritën e shpresës bijtë e atyre që e vranë shpresën dhe ua vodhën ëndrrat rinisë tetovare!”, shkruan Zeqiri në Fejsbuk.