Gjatë ditës së sotme ministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Azir Aliu do të mbaj konferencë të jashtëzakonshme për media.
Sipas informacioneve, në pres konferencën ministri Aliu mund të jap dorëheqje të parevokueshme.
TV SHENJA mëson zyrtarisht nga kabineti i ministrit Aliu, se arsyeja e dorëheqjes janë ligjet e bllokuara në Kuvend. Ministri Azir Aliu ka dhënë ultimatum se nëse këto ligje nuk kalojnë në fazën e ardhshme për miratim do të jep dorëheqje.
Aziri në këtë funksion është që nga shkurti i vitit të kaluar.