Toshkovski: Është fakt se ka sulm hibrid ndaj shtetit

1 Min. Leximi

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, deklaroi se “është fakt që ka sulm hibrid ndaj shtetit, dhe se është fakt që në ditët e fundit ka pasur zjarre në katër pika kritike”.

Toshkovski nuk donte të zbulonte detaje rreth hetimeve për zjarret e fundit në Shkup, por tha se ka baza për dyshime dhe indikacione për përfshirjen e mbi njëzet personave.
Kur u pyet nëse nëse motivi për këto sulme hibride përmes zjarreve, dhe me këtë edhe rrezikimi i shëndetit të qytetarëve, ishte rrëzimi i kësaj qeverie, Ministri i Brendshëm u përgjigj shkurt se kishte indikacione të tilla dhe se fija “ka filluar të zbulohet”.
Ai mohoi se këto ngjarje do të ndikonin në zgjedhjet lokale në vend.

- Advertisement -

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull