(VIDEO) Muhamed Elmazi: Vitin e ardhshëm, shkollë e re për nxënësit e Matkës

1 Min. Leximi

Kandidati i koalicionit VLEN për komunën e Sarajit, Muhamed Elmazi, ka reaguar me indinjatë ndaj gjendjes së rëndë të shkollës fillore në fshatin Matkë. Në një deklaratë publike, Elmazi e cilësoi shkollën si “dëshmi e gjallë e pakujdesisë dhe neglizhencës që vë në sprovë njerëzillëkun tonë”.

Elmazi ngriti pyetjen shqetësuese “Deri ku mund të shkojë kjo shpërfillje?”, duke denoncuar mungesën e investimeve dhe përkujdesjes institucionale për fëmijët e këtij komuniteti.

- Advertisement -

I prekur nga ajo që pa gjatë vizitës së tij, Elmazi premtoi me përgjegjësi të plotë se, nëse merr besimin e qytetarëve, vitin e ardhshëm nxënësit e Matkës do të mësojnë në një godinë të re shkollore.

- Advertisement -

Ky zotim vjen në kuadër të fushatës së tij, ku fokusi kryesor është përmirësimi i infrastrukturës arsimore dhe barazia në mundësi për të gjithë nxënësit e komunës së Sarajit.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull