Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë, deklaroi se fillimi operacionit tokësor në Qytetin e Gazës nga Izraeli është një fazë të re e planeve gjenocidale të qeverisë së kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, transmeton Anadolu.
Ministria e Jashtme turke lëshoi një deklaratë me shkrim në lidhje me nisjen e operacionit tokësor në Qytetin e Gazës nga Izraeli.
“Fillimi i operacionit tokësor në Qytetin e Gazës nga Izraeli është një fazë të re e planeve gjenocidale të qeverisë Netanyahu”, theksohet në deklaratë.
Në deklaratë thuhet se operacioni tokësor që shënjestron Qytetin e Gazës, shtëpi e mbi një milion palestinezëve dhe një nga vendet e pakta ku banorët e Gazës kanë mundur të strehohen pas sulmeve izraelite, do të përshkallëzojë më tej masakrat e vazhdueshme, do të shkaktojë në zhvendosjen e qindra mijëra palestinezëve dhe do të thellojë më tej vuajtjet palestineze.
“Operacioni tokësor, i nisur në një kohë kur komuniteti ndërkombëtar vazhdon përpjekjet e tij për të arritur një marrëveshje armëpushimi që do të sigurojë gjithashtu shkëmbime pengjesh-të burgosurish dhe qasje të pandërprerë për ndihmë humanitare, ka demonstruar edhe një herë se Izraeli nuk dëshiron një armëpushim”, thuhet në deklaratë.
Është thelbësore që komuniteti ndërkombëtar, veçanërisht Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara, të përmbushë përgjegjësitë e tij për të arritur një armëpushim në Gaza, theksohet në deklaratën ku ndahet mendimi se “Për këtë qëllim, ne do të vazhdojmë bashkëpunimin tonë me vendet që respektojnë ligjin ndërkombëtar”.
– Ushtria izraelite njoftoi fillimin e sulmeve tokësore në Gaza
Ushtria izraelite njoftoi fillimin e sulmeve tokësore në Gaza gjatë natës për të pushtuar Qytetin e Gazës në veri të Rripit të Gazës.
Gjithashtu u tha se dy divizione po merrnin pjesë aktualisht në ofensivën tokësore dhe se një i tretë do t’i bashkohet në ditët në vijim.
Edhe kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, njoftoi gjithashtu në seancën gjyqësore për korrupsion se ata kishin nisur një sulm të dhunshëm në Qytetin e Gazës.