Valbon Limani paralajmëron 16 kënde lojërash, e para vendoset në oborrin e Sh.F. “Liria” në Raven

1 Min. Leximi

kuadër të angazhimeve të vazhdueshme për përmirësimin e kushteve për fëmijët dhe familjet, Komuna e Gostivarit ka vendosur një kënd të ri lojërash në oborrin e Shkollës Fillore “Liria” në fshatin Raven.

Ky investim është pjesë e një projekti më të gjerë që parasheh ndërtimin e gjithsej 16 këndeve lojërash në të gjitha vendbanimet e komunës.

- Advertisement -

Kryetari i komunës, Valbon Limani theksoi se se investimet të tilla janë dëshmi e përkushtimit të pushtetit lokal ndaj mirëqenies së fëmijëve dhe zhvillimit të një ambienti të shëndetshëm për ta.

- Advertisement -

“Në oborrin e Sh.F. “Liria” në Raven vendosëm një kënd të ri lojërash, pjesë e projektit tonë me gjithsej 16 kënde lojërash që do të vendosen në të gjitha vendbanimet e komunës. Ta gëzojnë fëmijët tanë”, shprehet Limani.

Ndryshe, projekti i këndeve të lojërave synon jo vetëm krijimin e hapësirave argëtuese dhe edukative për fëmijët, por edhe nxitjen e aktiviteteve në natyrë, zhvillimin social dhe fizik të tyre, si dhe rritjen e cilësisë së jetës në komunitet.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull