Të paktën 53 palestinezë janë vrarë nga sulmet izraelite nëpër Gaza që nga agimi i sotëm, përfshirë 19 persona që kërkonin ndihmë, kanë thënë burime mjekësore për Al Jazeera, përcjell alfax.mk.
Në qytetin e Gazës dhe në zona të tjera në veri të saj, të paktën 39 persona u vranë teksa ushtria izraelite intensifikoi sulmet brenda dhe rreth qendrës më të madhe urbane të Rripit.
Ndërkohë, Al Jazeera Arabic raporton se forcat izraelite kanë shkatërruar 18 ndërtesa banimi në qytetin e Gazës që nga mëngjesi, përfshirë 12 në kampin e refugjatëve Shati në perëndim të qytetit.