Zv/kryeministri Mexhiti takohet me ambasadoren e SHBA-së, Angela Ageler

1 Min. Leximi

Zv/kryeministri Izet Mexhiti, ka njoftuar se ka zhvilluar takim me ambasadoren e SHBA-së në Shkup, Angela Ageler, në të cilin është biseduar për ruajtjen dhe zhvillimin e qëndrueshëm të Liqenit të Ohrit.
“Sot zhvillova një takim me ambasadoren e SHBA-ve, znj. Angela Ageler, për të diskutuar bashkëpunimin tonë në ruajtjen dhe zhvillimin e qëndrueshëm të Liqenit të Ohrit.
Diskutuam mbi përmirësimin e cilësisë së ujit, menaxhimin e peshkimit dhe zhvillimin e turizmit liqenor, si dhe mbi hapat konkretë të propozuar nga ekspertët amerikanë, si përforcimi i Institutit Hidrobiologjik, monitorimi limnologjik dhe mbrojtja e troftës së Ohrit.
Takimit iu bashkua edhe Prof. Jason Stockëell, i cili së shpejti do të vizitojë Ohrin, dhe do të ndajë ide për bashkëpunim të mëtejshëm me institucionet tona.
Ruajtja e Liqenit të Ohrit mbetet prioritet kombëtar dhe ndërkufitar, dhe bashkëpunimi me SHBA-të dhe partnerët ndërkombëtarë do të na ndihmojë ta mbrojmë këtë trashëgimi natyrore dhe kulturore”, ka shkruar Mexhiti.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull