Ministri gjerman i Mbrojtjes: Dronët rusë u drejtuan qëllimisht drejt Polonisë

2 Min. Leximi

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius tha se Rusia i ka drejtuar qëllimisht mjetet ajrore pa pilot (dronët) drejt Polonisë dhe se nuk janë gjetur gabime navigimi, transmeton Anadolu.

Në fjalimin e tij në Bundestag, Pistorius iu drejtua shkeljes së hapësirës ajrore polake nga disa dronë rusë.

- Advertisement -

“Nuk ka absolutisht asnjë arsye për të besuar se ka pasur një ndryshim kursi, një gabim ose diçka të ngjashme. Këto dronë ishin qartësisht të drejtuar në këtë rrugë”, deklaroi Pistorius.

- Advertisement -

Duke iu referuar deklaratave nga Polonia, Pistorius tha se dronët ishin qartësisht të pajisura me municione të përshtatshme, duke shtuar se “Çdo gjë mund të kishte ndodhur në çdo moment”.

Ai theksoi se e shihte zhvillimin si provë të mëtejshme se Forcat e Armatosura Ruse përbëjnë kërcënim të vazhdueshëm në hapësirën ajrore Baltike, Detin Baltik dhe Evropën Qendrore përmes provokimeve, sulmeve hibride ose fluturimeve të dronëve. “Ne jemi të përgatitur për këtë”, shtoi Pistorius.

Më tej Pistorius deklaroi se ata mbështesin thirrjen e Polonisë për të kaluar në veprim Nenin 4 të Traktatit të NATO-s.

Ndërkohë, Ministria gjermane e Mbrojtjes njoftoi se dy njësi zjarri të sistemit të mbrojtjes ajrore “Patriot” në aeroportin e Rzeszow-it në Poloni kanë ngritur urgjentisht statusin e gatishmërisë gjatë natës.

Gjithashtu vihet në dukje se njësia gjermane në Rzeszow, ashtu si aleatët e tjerë, kontribuoi në vlerësimin e situatës së përgjithshme, por se nuk u qëlluan raketa të drejtuara nga sistemi “Patriot”.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull