Haqim Ramadani premton ujë dhe kanalizim falas për shtëpitë e reja në Bërvenicë

1 Min. Leximi

Kandidati i VLEN-it për kryetar të Bërvenicës, Haqim Ramadani, ka premtuar se qytetarët nuk do të paguajnë dy herë për shërbimet komunale. Sipas tij, nëse zgjidhet kryetar, pagesa e komunalisë do të përfshijë edhe kyçjen në ujësjellës dhe kanalizim.

“Me mua si kryetar, shtëpi e re do të thotë ujë dhe kanalizim pa shpenzime shtesë”, ka shkruar Ramadani në statusin e tij në rrjetet sociale.

- Advertisement -

Ky premtim vjen si pjesë e programit të tij për përmirësimin e infrastrukturës dhe lehtësimin e barrës financiare për banorët e komunës.

- Advertisement -

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull