Zëvendëskryeministri për qeverisje të mirë, Arben Fetai në një intervistë për “Dialog te Lajmi” ka thënë se si VLEN tani para zgjedhjeve lokale flasin për zgjidhje konkrete, për probleme me të cilat përballën komunat. Ai tha se jemi në proces të rrumbullakimit për këshilltarët komunal dhe siç thotë, do të dalim me pikat tona programore, si në nivel vendi, apo si një manifest apo platformë komunale shumë shpejt dhe me projekte konkrete të kandidatëve të komunave me shumicë shqiptare.
Sa i përket polarizimit, në këtë fazë është i dobishëm. Asnjëherë nuk kanë qenë gjërat me të qarta, në njërën anë është VLEN që udhëheq me qeverinë në nivel qendror, në anën tjetër një koleksion i partive të harxhuara dhe të konsumuara rreth BDI-së dhe kjo është e shëndetshme. Është situatë më e qartë ku aktorët njihen dhe ofertat njihen, pra është ajo e VLEN-it dhe ajo e BDI-së që është përgjegjëse kryesore për keqqeverisje në nivel vendi.
Arben Fetai: Fitore plebishitare e VLEN-it në zgjedhjet lokale për ta rrumbullakuar procesin e ndryshimit

Ndani këtë artikull