O’Brien: Për herë të parë shkela në vitin 1996, më vjen mirë që u ktheva në Maqedoninë aleate

1 Min. Leximi

Ndihmëssekretari amerikan i shtetit, James O’Brien, ka folur nga Shkupi ku edhe po merr pjesë në takimin e liderëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor me BE-në, shkruan Express.

Ai ka thënë se ndjehet mirë që është rikthyer në Shkup, kryeqytetin maqedonas ku thotë se e kishte shkelur për herë të parë si zyrtar amerikan në vitin 1996.
O’Brien ka thënë se është kënaqësi pjesëmarrja në një takim të tillë dhe ta shohësh Maqedoninë e Veriut si nikoqeire.

- Advertisement -

“Është mirë të kthehem në Shkup. Kam ardhur këtu për herë të parë si zyrtar amerikan në vitin 1996. Është kënaqësi të jem këtu dhe të shoh Maqedoninë e Veriut si mikpritëse. Këta janë aleatët tanë dhe ne po punojmë me këtë qeveri për një nismë e rëndësishme ditët e fundit”, ka thënë ndihmëssekretari amerikan i shtetit, James O’Brien.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull