Muhamed Elmazi premton qendër moderne për shërbime publike në Saraj

2 Min. Leximi

Kandidati për kryetar të Komunës së Sarajit, Muhamed Elmazi, ka bërë të ditur një nga zotimet kryesore të platformës së tij zgjedhore: ndërtimin e një objekti modern që do të ofrojë në një vend të vetëm të gjitha shërbimet publike të rëndësishme për qytetarët e kësaj komune.

Sipas Elmazit, qëllimi është që **banorët e Sarajit të mos kenë më nevojë të udhëtojnë jashtë komunës për të marrë shërbime administrative, sociale apo shëndetësore**, duke u siguruar atyre qasje të lehtë, të shpejtë dhe të dinjitetshme.

- Advertisement -

Në objektin e ri, planifikohet të vendosen këto institucione:
* Fondi për Sigurime Shëndetësore
* Qendra për Punë Sociale
* Njësiti i Ndihmës së Shpejtë
* Shërbimi i Zjarrfikësve
* Stacioni i Policisë
* Fondi Pensional
* Drejtoria e të Dhënave dhe Regjistri Qendror
* Drejtoria e të Hyrave Publike
* Ministria e Bujqësisë
* dhe institucione të tjera relevante

- Advertisement -

Elmazi thekson se ky projekt do të sjellë përfitime të drejtpërdrejta për qytetarët, duke kursyer kohë dhe mjete, si dhe duke rritur efikasitetin institucional në komunë.

“Çdo banor i Sarajit do t’i ketë të gjitha shërbimet në një vend të vetëm.,” është shprehur ai.

Projekti është pjesë e planit të tij më të gjerë për modernizimin e infrastrukturës komunale dhe përmirësimin e cilësisë së jetës për të gjithë banorët e zonës.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull