Enis Rama:Vrasjen e Lulit nga Podujeva duhet trajtuar me përgjegjësi dhe maturi.

2 Min. Leximi

Reagimi i Hoxhës Enis Rama ne statusin e facebookut të tij në lidhje me vrasjen e pamëshirshme të të riut nga Podujeva:

Vrasjen e Lulit nga Podujeva duhet trajtuar me përgjegjësi dhe maturi.

- Advertisement -

Arroganca në sjellje, pamëshira në goditje, guximi dhe trimëria djallëzore të shprehura në pamjet e incizuara na përçojnë mesazhe alarmi për gjendjen e një numri jo të vogël të rinisë tonë.

Ku po e marrin guximin për këto goditje?

Kush po i frymëzon për vepra të tilla?

Ku e ka burimin kjo urrejtje dhe arrogancë?

- Advertisement -

Pse janë shpeshtuar rastet e këtyre vrasjeve makabre?

Mungesa e projekteve edukative, dënimet e kontestuara, programet degjeneruese, muzika me përmbajtje të dhunshme dhe promovuese të çdo dukurie negative janë disa adresa ku mund t’i gjejmë përgjigjet e kërkuara.

Mllefi dhe mërzia me këtë rast të mos mbeten postime e reagime mirëpo të shndërrohen në vetëdije dhe lëvizje shoqërore për të marr përgjegjegjësitë që na takojnë.

Vendimet e menjëhershme për ndalimin e disa programeve dhe spoteve të publikuara në media, marrja në përgjegjësi ligjore e atyre që paguhen për të ndaluar dukuri të tilla, hapësirë më tepër ligjërimit fetar dhe edukativ në shkolla dhe media, mund të jenë dëshmi se kësaj rradhe e kemi më seriozisht.

Unë dua të besoj se ata që e vranë Lulin nuk e përfaqësojnë rininë tonë. Ata vetëm e njollosin atë.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull