Më 14 shtator në qendrën sportive “Jane Sandanski” do të zhvillohet një spektakël i madh sportiv në artet marciale të përziera, sport shumë popullor i njohur si MMA.
Përkrahës gjeneral i këtij eventi është Ministria e Sportit e Republikës së Maqedonisë. Organizata që teknikisht e realizon këtë ngjarje quhet ARMMADA dhe është një nga organizatat më të fuqishme të MMA-së në Evropë. Së fundmi, një luftëtar që ishte pjesë e kësaj organizate ka nënshkruar kontratë me organizatën më të madhe të MMA-së në botë – UFC. Bëhet fjalë për Jovan Leka, peshë e rëndë nga Serbia. Ky fakt e bën këtë organizatë një ndër më të fuqishmet në Evropë.
Në këtë ngjarje të madhe do të marrin pjesë disa luftëtarë vendas që do të përpiqen të dëshmojnë se edhe shteti ynë ka skenë të MMA-së, se edhe ne kemi potencial në këtë sport ekstremisht të vështirë dhe popullor.
Në duelet profesionale, ato që mund t’i veçojmë si të nivelit të parë, do të paraqiten tre shqiptarë nga Maqedonia. MMA-ja profesionale është pasqyra më reale e cilësisë së luftëtarëve.
Andrej Stojanovski, kategoria -61 kg, me rekord profesional (2-3), do të përballet me Vasilije Tičan nga Moldavia me rekord (2-2). Andrej është luftëtar i shkëlqyer, ai stërvitet në Serbi, në një nga klubet më të mira në Ballkan.
Kosta Georgievski, kategoria -93 kg, do të debutojë kundër luftëtarit me përvojë Rade Novakoviq nga Serbia me rekord profesional (2-4). Kosta është talent vendas, anëtar i “MMA Butel”. Ai është rrip i zi dhe ish-kampion ballkanik në tekvondo, si dhe mbajtës i rripit kafe në xhudo. Kosta është pjesëtar i forcave speciale policore të Maqedonisë.
Nikola Dimovski, kategoria -73 kg, në skenën profesionale do të debutojë kundër Lukian Vilcu nga Rumania me rekord (0-1). Nikola nuk stërvitet në Maqedoni, por në Mal të Zi dhe ka një karrierë solide në MMA amatore.
Në duelet gjysmë-profesionale, nga Maqedonia do të garojnë:
Daniela Aleksovska, kategoria -52 kg, kundër Flocea Laida nga Moldavia. Aleksovska stërvitet në klubin “The Strongest”, dhe ka qenë kampione e Evropës në MMA amatore.
Marko Trajanovski, kategoria -84 kg, kundër luftëtarit me përvojë Petar Klikovac nga Mali i Zi. Trajanovski gjithashtu ka qenë kampion i Evropës në MMA amatore dhe është pjesë e klubit “The Strongest”.
Në këtë ngjarje të madhe do të marrin pjesë edhe luftëtarë të njohur nga Serbia, si Nikola Gradina dhe Ognen Miciviq.
Biletat janë me çmim simbolik dhe mund të blihen në ticketx.com.mk.
Ngjarja do të transmetohet drejtpërdrejt në Arena Fight TV.
Le t’i përkrahim luftëtarët tanë vendas!