Kandidati i VLEN-it për Komunën e Çairit, Izet Mexhiti, ka njoftuar se të gjitha shkollat e komunës janë përgatitur për fillimin e vitit të ri shkollor më 1 Shtator. Ai theksoi se janë bërë investime aty ku ka pasur më shumë nevojë, si dhe një pastrim gjeneral në çdo shkollë.
“Çairi është gati për 1 Shtator! Gjatë ditëve të fundit kemi vizituar të gjitha shkollat e Çairit, për t’u siguruar që çdo gjë është gati për fillimin e vitit të ri shkollor. Aty ku ka pasur nevojë, kemi nisur menjëherë investimet e duhura, ndërsa paralelisht është bërë edhe pastrimi gjeneral i të gjitha shkollave,” tha Mexhiti.
Ai shtoi se vizitat u përmbyllën në SHF “Vasill Vllavinov”, të cilën e cilësoi si “një shembull i shkëlqyer i bashkëjetesës sonë, ku fëmijë nga të gjitha bashkësitë etnike mësojnë së bashku.”

