Aksion i madh i Policisë Financiare në Likovë, Kumanovë dhe Zhelinë: Dyshohet për krim financiar mbi 7 milionë euro

1 Min. Leximi

Në orët e para të mëngjesit, Drejtoria e Policisë Financiare ka ndërmarrë një aksion të gjerë në komunat e Likovës, Kumanovës dhe Zhelinës, duke kontrolluar disa lokacione të dyshuara për veprimtari kriminale.
Operacioni është rezultat i një hetimi disamujor për ekzistencën e një grupi të organizuar kriminal, i cili sipas të dhënave fillestare dyshohet për shoqatë kriminale, evazion fiskal, mashtrim tatimor dhe pastrim parash.

REKLAMIM I PAGUAR POLITIK

Burime jozyrtare bëjnë të ditur se në qendër të hetimeve janë kompani që merren me tregtimin e derivateve të naftës, të dyshuara se kanë kryer krime financiare me vlerë që kap mbi 7 milionë euro.

Detaje të tjera mbi aksionin pritet të bëhen të ditura nga autoritetet gjatë ditës, pas përfundimit të kontrolleve./Alsat.mk

REKLAMIM I PAGUAR POLITIK

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull