Szunyog: BE-ja është e gatshme t`i heqë masat ndaj Kosovës

1 Min. Leximi

Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog, tha se BE-ja është e gatshme t`i heqë masat, por pret që Kosova të bëjë më shumë për shtensionim të situatës në veri të vendit.

Sipas tij, nuk ka afat se kur do të hiqen masat.

- Advertisement -

Ai ka folur edhe për konkluzionet e BE-së.

“Bashkimi Europian diskutoi çështjen e masave, ndaj është pjesë e diskutimit për zgjerimin në dhjetor të vitit të kaluar, konkluzionet për zgjerim u miratuan nga Këshilli i Përgjithshëm më 3 dhjetor vitin e kaluar. Ato konkluzione janë të disponueshme që t’i lexoni dhe ju mund të shihni se BE është e gatshme të heqë masat, por gjithashtu pret që Kosova të bëjë më shumë për depërshkallëzim dhe nuk ka ndonjë afat. Mendoj që politika jonë është bërë e mjaft e qartë që më datën 3 qershor kur kemi formuluar qartë atë se çka presim nga të dyja palët”, tha ai në një deklaratë për televizionin publik.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull