Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, përmes një video të publikuar në Facebook ka folur për punimet që po bëhen në rrugën A që lidhet me lagjen Veternik.
Këtu ai ka përmendur edhe një bllokadë të vogël nga ana e qeverisë.
Sipas tij, kjo po bëhet për “mos t’ua lënë ëmbël”.
Shoferi i veturës humbi kontrollin dhe goditi autobusin – Policia tregon si ndodhi aksidenti në Dollc ku vdiq një person
PDK sot mban konferencë për media para Gjykatës Kushtetuese
“Për herë të parë këtu kemi me pas lidhjen e Veternikut me rrugën. Po e shihni që gati e kemi lidh. Normal një bllokadë të vogël prej qeverisë si gjithmonë që mos me na e lon omel shumë, mirëpo edhe ajo do të zgjidhet. Punimet vazhdojnë, Prishtina s’ndalet”, thotë në videon e publikuar Rama.
/Reporteri.net/