Ibrahimi: Episodi i fundit i serialit “Mashtrimi” përfundon në tetor

2 Min. Leximi

Kryetari i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi, ka reaguar ashpër ndaj veprimeve të partive politike shqiptare, duke i cilësuar ato si pjesë të një skenari të gjatë mashtrues ndaj qytetarëve.

Marketing

- Advertisement -

Ai kujtoi periudhat kur, sipas tij, në vend që të merren me problemet reale, përfaqësuesit politikë të BDI-së talleshin me qytetarët duke luajtur futboll e basketboll në zyra dhe shpikën fushata boshe si ajo për “botën jeshile”.

- Advertisement -

Ibrahimi tha se kur u panë të humbur nga VLEN-u në zgjedhjet e vitit të kaluar, ata shpikën koalicionin multietnik për të mbijetuar politikisht, ndërsa më pas keqpërdorën myslimanët turqit, romët e boshnjakët për interesa elektorale.

“Sot u shohim të kthehen sërish te kampi etnik, te UÇK-ja, te ‘çizmet në tavan’, te malet e kodrat, madje duke u krekosur se pa ta për shqiptarët nuk lind as dielli”, shkruan Ibrahimi.

Sipas tij, qytetarët nuk duhet të mërziten, sepse kjo është faza e fundit e këtij cikli politik.
“Ky është episodi i fundit i serialit të gjatë ‘Mashtrimi’, që përfundon në tetor të këtij viti. Pas asaj shumë prej tyre do të kenë kohë ta lexojnë ‘Bisedë mes hekurash’ të Ismail Kadaresë. Po ta kishin lexuar më herët, nuk do të bënin këto akrobacione”, shtoi ai.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull